image Mbyllen të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës

Kosovë

Mbyllen të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës

news image

Të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës do të mbyllen që nga dita e sotme.

Ky vendim që hyn në fuqi në orën 08:00, është marrë mbrëmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si një masë tjetër parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet në Republikën e Kosovës

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet  nëpër të gjitha komunat  e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj“, thuhej ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Më tej, u është bërë apel që gjatë daljeve publike qytetarët të mbajnë distancë me njëri-tjetrin.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali.