image Mbyllen shumica e operacioneve të shpëtimit, po kërkohet edhe një person nën rrënoja

Rajon

Tragjedia/ Mbyllen shumica e operacioneve të shpëtimit, po kërkohet edhe një person nën rrënoja

news image

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë jep të dhënat zyrtare se po vazhdon operacioni i kërkimit. 

Kërkimet po bëhen nën rrënojat e hotel “Mira Mare” ku po punojnë grupet nga Serbia dhe Mali i Zi.

Nën rrënojat e këtij hoteli mendohet se ka mbetur vetëm një trup i pajetë për tu nxjerrë.

Ndërkohë janë mbyllur kërkimet në Thumanë, dhe në Durrës në zonat Kënetë, Kryqi i Kuqi, Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat).

Deri tani, 49 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri, prej tyre edhe fëmijë. Ndërkohë rreth 800 persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.