image Mbyllen pjesët e para në EFL Cup: Chelsea në epërsi/ Arsenali po barazon me Leedsin

Futboll

Mbyllen pjesët e para në EFL Cup: Chelsea në epërsi/ Arsenali po barazon me Leedsin

news image

Kanë përfunduar pjesët e para në EFL Cup, shkruan Sinjali Sport.

Sot po zhvillohen tri ndeshje në fazën e 1/8-ës së finales së kësaj kupe, ku janë mbyllur 45 minutat e parë.

Që të tri ndeshjet po luhen në Londër, ku Arsenali po ballafaqohet me Leedsin, duel që mbaron në këtë periudhë me pa gola 0-0.

Ndeshje tjetër që luhet në kryeqytetin anglez është ajo mes Chelseat dhe Southamptonit, ku blutë shkuan në pushim me epërsi minimale 1-0.

Kai Havertz realizoi golin e avantazhit me kokë në minutën e 44-të.

Takim tjetër i natës është ai mes QPR dhe Sunderland që u krye pjesa e parë ashtu siç ia nisi pa gola 0-0. /Gazeta Sinjali Sporti/