Në kuadër të masave të reja anti-COVID-19, Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka mbyllur katër lokale të natës me muzikë live në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali
Përkundër mbylljes së lokaleve të natës gjatë 24 orëve të fundit në Ferizaj gjithashtu policia ka shqiptuar 169 gjoba për mosrespektimin e masave.
Drejtoria rajonale në Ferizaj apelon te qytetarët dhe pronarët e lokaleve të respektojnë masat antiCOVID. /GazetaSinjali/