Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Pejë, pasi i njëjti kishte ikur pa paguar shërbimet që kishte marrë në një pompë të derivateve.
Sipas Policisë, i dyshuari pasi ishte furnizuar me derivate dhe kishte blerë cigare në vlerë rreth 50 euro, ishte larguar pa bërë pagesën.
Të njëjtin Policia ka arritur ta prangos dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.