Një 17-vjeçare ka humbur jetën në Tajlandë pasi telat e mbushësit të celularit janë çarë dhe kanë bërë kontakt me hekurat e shtratit ku po flinte.
Ajo kishte qenë shtrirë dhe duke luajtur me telefonin, mbushësin e të cilit ia kishte bashkuar kabllot me ngjitëse.
Telat kanë prekur hekurat e kornizës së shtratit për t’i dhënë fund jetës së 17-vjeçares.
Vajzën e gjeti e ëma, e cila mendoi se po flinte. Pasi e preku për ta zgjuar, edhe nëna u godit nga rryma elektrike. Ajo shkoi menjëherë ta shkëpusë energjinë por ishte shumë vonë.