image Mbushën veturën me derivate dhe tentuan të paguajnë me para fals, kapen të dyshuarit në Pejë

Siguri

Mbushën veturën me derivate dhe tentuan të paguajnë me para fals, kapen të dyshuarit në Pejë

news image

Në fshatin Zllapek  në Pejë, mbrëmë në një pikë të derivateve u raportua për falsifikim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve, se punëtori ka raportuar se derisa ishte në punë, në pompën e derivateve, dy persona të dyshuar, femër dhe mashkull, me veturën e tyre kanë shkuar për t’u furnizuar me derivate dhe në fund kanë paguar me 50 euro, që dyshohet se ishte e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe kanë nisur hetimet e mëtejme. /Gazeta Sinjali/