Në fshatin Zllapek në Pejë, mbrëmë në një pikë të derivateve u raportua për falsifikim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve, se punëtori ka raportuar se derisa ishte në punë, në pompën e derivateve, dy persona të dyshuar, femër dhe mashkull, me veturën e tyre kanë shkuar për t’u furnizuar me derivate dhe në fund kanë paguar me 50 euro, që dyshohet se ishte e falsifikuar.
Monedha është konfiskuar dhe kanë nisur hetimet e mëtejme. /Gazeta Sinjali/