image “Mbushe veturën me derivate...”, detaje se si u grabit punëtori i pompës në Drenas

Siguri

“Mbushe veturën me derivate…”, detaje se si u grabit punëtori i pompës në Drenas

news image

Dy persona kanë grabitur një punëtor të një pompe në Drenas në mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00.

Viktima ka raportuar rastin në polici, ku ka treguar se ka qenë në vendin e punës, aty ku ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska antiCovid.

Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri  nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marrë rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, shkruhet në raportin 24 orësh të policisë. /GazetaSinjali/