image Mburrje dhe momente qesharake në seancën konstituive nga më i moshuari i Kuvendit

Politikë

Seanca/ Mburrje dhe momente qesharake në seancën konstituive nga më i moshuari i Kuvendit

news image

Me mburrje dhe me momente qesharake ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Udhëheqësi i seancës konstituive, Jahja Koka ka qenë protagonisti, raporton Gazeta Sinjali.

Koka fillimisht ka filluar me mburrje punën e tij të përkohshme duke përmendur disa herë se është profesor.

Profesionin e tij prej profesori e ka përdorur edhe në një rast tjetër duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë deputetët.

Ai ka thënë se meqenëse është nga bota akademike duhet t’u tregojë deputetëve të tjerë se kur një flet të tjerët dëgjojnë.

Kjo pasi deputetët kishin filluar bisedat mes njëri-tjetrin, përderisa njëri prej komuniteteve po tregonte kandidatin për komisionin të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve./Gazeta Sinjali/