image Mbrojtja SHBA-Kosovë, Drejtori kryesor për politikat europiane të NATO-s konsultime me Maqedoncin

Siguri

Mbrojtja SHBA-Kosovë, Drejtori kryesor për politikat europiane të NATO-s konsultime me Maqedoncin

news image

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i prirë nga Alton Buland, Drejtor kryesor për Politikat Europiane të NATO-së në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, qëndroi të shtunën për një vizitë në Kosovë, ku u pritën nga ministri Ejup Maqedonci.

/GazetaSinjali/