image Mbrojtja e Veselit heq dorë nga e drejta e tij për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të tij

Drejtësi

Mbrojtja e Veselit heq dorë nga e drejta e tij për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të tij

news image

Mbrojtja e Kadri Veselit përmes një njoftimi ka bërë të ditur për gjykatën qëllimin e Veselit për të hequr dorë nga e drejta e tij për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të tij, të caktuar më parë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Në shkresë thuhet se kërkohet që shqyrtimi i paraburgimit të tij të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje e veçantë e zbulimit që lidhet me shqyrtimin e paraburgimit të tij, e cila u ngrit në Konferencën e Pesëmbëdhjetë të Statusit njofton BetimipërDrejtësi.

“Mbrojtja kujton se është urdhëruar të paraqesë kërkesën e saj për zbulimin në fjalë deri më 14 nëntor 2022; dhe një përgjigje, nëse ka, deri më 29 nëntor 2022. Mbrojtja kërkon që shqyrtimi i radhës i paraburgimit të z. Veseli të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjidhjes së kësaj kërkese”, thuhet në këtë shkresë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/