image Mbrojtësi italian pret që Italia të shpallet kampione në Evropian

Futboll

Mbrojtësi italian pret që Italia të shpallet kampione në Evropian

news image

Mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi synon me Italinë të fitojë Euro 2020 këtë verë, përcjell Sinjali Sport.

Acerbi është shprehur shumë optimist përpara fillimit të Kampionatit Evropian, madje ai beson se Italia ka gjasa të mëdha për t’u shpallur kampion.

“Ne synojmë të shkojmë deri në fund, sepse ne jemi të fortë,” tha Acerbi për Sky Sport Italia.

“Ne synojmë ta fitojmë atë. Pastaj janë Belgjika, Franca dhe Anglia që janë shumë të fortë. Shumë kombëtare janë favoritë për Kampionatin Evropian, por ne gjithashtu jemi njëri ndër klubet që mund ta fitojmë trofeun”, ka thënë Acerbi.

Mesfushori italian thotë se pret një sfidë të madhe këtë qershor, pasi Italia është në Grupin A me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin.

“Duke dhënë gjithçka që kemi, kjo është thelbësore për këtë ekip kombëtar. Jam i bindur që do të bëjmë mirë, mezi presim të shkojmë në Kampionatin Evropian”, ka përfunduar Acerbi.

“Azzurri” ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian do ta luajë ndaj Turqisë më 11 qershor, por fillimisht do të zhvillojë dy miqësore ndaj San Marinos dhe Republikës Çeke. /Gazeta Sinjali Sporti/