image Mbrojtësi i Man Cityt mirëpret Haalandin: I lumtur që nuk do të vrapoj pas këtij djali për vitet e ardhshme

Futboll

Mbrojtësi i Man Cityt mirëpret Haalandin: I lumtur që nuk do të vrapoj pas këtij djali për vitet e ardhshme

news image

Manchester City sot zyrtarizoi blerjen e Erling Haalandit nga Dortmundi.

Klubi anglez aktivizoi klauzolën e norvegjezit, e cila ishte 60 milionë euro.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 2027, teksa do të prezantohet më 1 korrik, transmeton Sinjali Sport.

Pas zyrtarizimit, mbrojtësi i Man Cityt, Aymeric Laporte ka bërë shaka duke shkruajtur në Twitter se ai është i lumtur që nuk do të vrapoj pas tij për vitet e ardhshme.

/GazetaSinjaliSport/