image Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve: Na duhen 18 muaj më së paku që të përgatitemi

Drejtësi

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve: Na duhen 18 muaj më së paku që të përgatitemi

news image

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve në seancën e dytë kanë thënë se 18 muaj janë minimumi kohës që iu duhet për t`i bërë përgatitjet, përcjellë Gazeta Sinjali.

David Hooper që është duke e mbrojtur ish-presidentin, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk kanë filluar të mendojnë për nisjen e hetimeve. Sipas tij është herët, pasi që sapo i kanë marrë materialet dhe ende nuk kanë krijuar pikëpamje lidhur me materialin.

Ai ka thënë se afati 18 mujor është minimumi që ata parashikojnë për të filluar që të shikojnë nëse kanë ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet e nevojshme, e pastaj kjo, sipas tij do të fillonte në vitin 2022.

“Nëse mua më flasin për një proces të rregullt gjyqësor unë mendoj që është e pakonceptueshme por duhet të them se këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Ne ende nuk kemi filluar ta krijojmë ekipin hetimor”, ka thënë ai.

Ndërsa, avokati i Veselit, Ben Emmerson ka thënë se kanë marrë hapat paraprak për krijimin e një mekanizmi hetimor dhe se mbrojtja duhet të kryej hetim më të gjerë për të gjitha akuzat.

“Nëse mund ta them për çështjet tjera gjyqësore kjo është tepër e pazakontë. Janë ngritur dyshime kundër të akuzuarve që përpiqet t’i lidhë ata me krime që nuk kanë qenë të përzier”, ka thënë ai.

Ai ka propozuar një ekspert ndërkombëtar për mbikëqyrjen e hetuesve të kualifikuar.

Sipas Emmerson, gjyqi mund të fillojë në fillim të vitit 2023.

/Gazeta Sinjali/