Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re (FSK) dhe të aftë, ka theksuar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott gjatë një pritje që ka organizuar në rezidencën e tij në Prishtinë ku ka marr pjesë edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Ai ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie dhe ta mbështes zhvillimin dhe aftësimin e FSK-së edhe në të ardhmen.
“Shfrytëzova rastin ta përgëzoj Komandantin e FSK-së për ekipin e FSK-së që ka fituar Medaljen e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar. Suksesi i tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve dhe përkushtimit të madh të personelit të FSK-së, të cilët vepruan dhe u bazuan në iniciativat e tyre dhe shfrytëzuan aftësitë në rritje të FSK-së.”, ka deklaruar ./Gazeta Sinjali/