image Mbretëria e Bashkuar nis fluturimin e tetë të ndihmës mjekësore drejt Ukrainës

Botë

Mbretëria e Bashkuar nis fluturimin e tetë të ndihmës mjekësore drejt Ukrainës

news image

Sajid Javid, Sekretari i Shëndetësisë të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka dërguar më shumë se 400 milionë funte ndihma humanitare në Ukrainë.

Tutje ai ka thënë se përveç ndihmave humanitare departamenti i tij gjithashtu ka dërguar pajisje mjekësore me një fluturim të tetë të furnizimeve, të tilla si pako dhe antibiotikë këtë mëngjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Javid po ashtu ka thënë se është i kënaqur që Mbretëria e Bashkuar ka mundur t’i ndihmojë fëmijët ukrainas që janë dërguar atje për trajtim të kancerit.

Ai gjithashtu ka thënë se “Ata tani do të kujdesen këtu në MB për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”.

/Gazeta Sinajli/