image Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar kundër COVID-19 me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur

Evropë

Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar kundër COVID-19 me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur

news image

Më shumë se gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar është vaksinuar me një dozë të parë të vaksinës antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, duke shtuar se vaksina është një histori suksesi kombëtar.

“Jam i lumtur të njoftoj se tani kemi vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina është një histori suksesi kombëtar si dhe mënyra jonë për të dalë nga kjo pandemi”, tha Hancock në Twitter.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste me koronavirus si dhe 126 mijë viktima./Gazeta Sinjali/