image Mbretëresha Elizabeta në samitin e ndryshimeve klimatike: Koha për veprim

Botë

Mbretëresha Elizabeta në samitin e ndryshimeve klimatike: Koha për veprim

news image

Mbretëresha Elizabeta e Britanisë së Madhe, ka kërkuar nga liderët botërorë të samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, që të krijojnë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për planetin.

Ajo të hënën tha se “koha për fjalë tani ka kaluar në kohën e veprimit“, pasi u kërkoi udhëheqësve botërorë të mendojnë për brezat e ardhshëm kur negociojnë një marrëveshje për të kufizuar ngrohjen globale.

95-vjeçarja duhej të merrte pjesë personalisht në ngjarje në Glasgow, por dha një video të regjistruar pasi mjekët e këshilluan të pushonte për dy javë.

Është shpresa e shumë njerëzve që trashëgimia e këtij samiti – e shkruar në librat e historisë që ende nuk janë shtypur – do t’ju përshkruajë si liderët që nuk e humbën mundësinë dhe se ju iu përgjigjët thirrjes së atyre brezave të ardhshëm“, tha Elizabeta, monarkja më e vjetër dhe më jetëgjatë në botë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Që ju u larguat nga kjo konferencë si një komunitet kombesh me një vendosmëri, një dëshirë dhe një plan, për të trajtuar ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe të kuptojmë se koha për fjalë tani ka kaluar në kohën e veprimit”, tha tutje ajo.

Mbretëresha nderoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili vdiq në moshën 99-vjeçare në fillim të këtij viti. Asaj iu kujtua se si ai kishte paralajmëruar një mbledhje akademike në vitin 1969 për nevojën për të trajtuar kërcënimet nga ndotja.

Nëse situata e ndotjes në botë nuk është kritike për momentin, është aq e sigurt sa çdo gjë mund të jetë se situata do të bëhet gjithnjë e më e patolerueshme brenda një kohe shumë të shkurtër“, e citoi ajo të thoshte princi i ndjerë.

Mbretëresha tha se ishte veçanërisht e lumtur për të mirëpritur liderët në samit, sepse “ndikimi i mjedisit në përparimin njerëzor” ishte një temë për zemrën e Princit Philip.

Elizabeta shtoi se “nuk mund të ishte më krenare” që puna e tij ishte vazhduar nga dy trashëgimtarët e saj më të afërt, Princi Charles dhe Princi William, të cilët po marrin pjesë në samit./GazetaSinjali/