image Mbretëresha Elisabeth mbështet vendimin e Harry dhe Meghan për tërheqjen nga familja mbretërore

Botë

Deklaratë/ Mbretëresha Elisabeth mbështet vendimin e Harry dhe Meghan për tërheqjen nga familja mbretërore

news image

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth ka rënë dakord për tërheqjen nga familja mbretërore të Harry-t dhe Meghan.

Në një deklaratë ajo e mbështeti dëshirën e tyre për një rol të ri por theksoi se do të preferonte që ata të mbeten anëtarë pune me kohë të plotë të Familjes Mbretërore.

Ka më shumë punë për të bërë për “çështjet komplekse” por ajo pret që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim.

Duka dhe Dukesha e Sussex Princi Harry dhe Meghan, njoftuan tërheqjen e tyre nga roli i lartë mbretëror dhe ndarjen e kohës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Pallati Buckingham, çifti tha se “synon të formësojë një rol të ri brenda këtij institucioni.”

Gjithashtu çifti tha se do të punojnë për t’u bërë më të pavarur financiarisht. /Gazeta Sinjali/