image Mblidhet qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Mblidhet qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Foto ilustruese


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeveritar për sot pasdite.

Në mbledhjen e 103 të Qeverisë do të bëhen shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Si dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Në rend dite nuk është edhe afati për konvertimin e targave në RKS.

/GazetaSinjali/