image Mblidhet kryesia, vendos për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

Politikë

Mblidhet kryesia, vendos për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mblidhet sot në orën 11:00, për t’i nisur përgatitjet e mbajtjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryesinë e ka ftuar kryeparlamentari, Kadri Veseli, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar një mandatar të ri për kryeministër, pas dorëheqjes së Haradinajt.

Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi i pari i Kuvendit.

Sipas Veselit, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.