image Mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kosovë

Mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka mbledhur kryesinë e partisë në orën 15:00.

I pari i LDK-së së bashku me Vjosa Osmanin, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin, janë parë duke hyrë në selinë e partisë, raporton Gazeta Sinjali.

Mbledhja e kësaj partie vjen pas caktimit të Kryesisë së Kuvendit për seancën për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Seanca është caktuar më 3 shkurt në ora 11:00./Gazeta Sinjali/