image Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kosovë

Takim/ Mblidhet Kryesia e Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje sot në orën 13:00, ku do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare. 

Mbledhja e kryesisë fillimisht ishte lajmëruar se do të mbahet në orën 14:00.

Kjo mbledhje u bë e ditur sot në seancën e rregullt të Kuvendit, e cila është mbyllur pasi që nuk ka pasur kuorum për ta ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Rregullorja e Kuvendit duhej të ndryshohej për t’i formuar 14 komisione parlamentare nga 16 sa ishin më parë. Për këtë çështje anëtarët e kryesisë u dakorduan në mbledhjen e së hënës./Gazeta Sinjali/