image Mblidhet komisioni që synon të publikojë me “emër e mbiemër” përfituesit e privatizimit

Politikë

Mblidhet komisioni që synon të publikojë me “emër e mbiemër” përfituesit e privatizimit

news image

Për herë të parë sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar, për procesin e privatizimit.

Mbledhja e parë e këtij komisioni të formuar me kërkesën e PDK-së mbahet me fillim prej orës 11:00, ndërsa në rend dite do te jetë konstituimi i komisionit dhe diskutimi lidhur me aktivitetet e komisionit.

Javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionnt Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë.

Deputeti Bedri Hamza, tha se PDK ka paraqitur këtë nismë të rëndësishme ligjore në mënyrë që ngjarjet që kanë ndodhur rreth privatizimit të bëhen publike, të vërtetat e të pathënat, por edhe të eliminohen paragjykimet që u janë servuar qytetarëve të Kosovës.

“Kush privatizoi e kush përfitoi nga procesi i privatizimit në Kosovë, me emër e mbiemër të bëhen publike personat fizikë dhe juridikë, të lidhur me politikën, qofshin edhe politikanë, si dhe të specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit. Cila është lista e ndërmarrjeve të privatizuara deri më tani, cili është roli i qeverisë ndër vite të privatizimit”, deklaroi ai në seancën e votimit të këtij komisioni./ Gazeta Sinjali/