Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtari Rafet Ismaili.
Sipas njoftimit, kjo është pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e KGJK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
“KGJK nën udhëheqjen e Zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari, Rafet Ismaili është arrestuar dje nën dyshimin se kishte për të kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se është i vendosur dhe i përkushtuar t’u ofrojë përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative. /Gazeta Sinjali/