image Mblidhet bordi i ZRrE-së - Sinjali

Mblidhet bordi i ZRrE-së

news image

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji po mban mbledhje sot, kur është edhe afati i fundit që ky institucion do t’i pranojë komentet për çështjen e shtrenjtimit të rrymës, të propozuar përmes një raporti konsultativ që u publikua më 17 janar.

Raporti konsultativ u bë në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që ZRRE-ja e ka bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

Organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë propozoi shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRrE ka thënë se rritjes së çmimit të rrymës do t’i shpëtojnë vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë më pak se 600 kWh rrymë në muaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin