Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Në mesin e tyre edhe ai për Buxhet dhe Transfere, i cili pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.
Po ashtu, do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast do të intervistojë drejtorin e prokurimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Në kalendarin e Kuvendit është edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, i cili do të intervistojë kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Ky është kalendari:
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00).
Komisioni për Buxhet dhe Transfere, voton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00).
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00).
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtorin e prokurimit të SHSKUK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 14:00)./Gazeta Sinjali/