image Mblidhen 50 mijë euro vetëm brenda një dite në sheshin e Ferizajt për një person të sëmurë

Kosovë

Ndihma/ Mblidhen 50 mijë euro vetëm brenda një dite në sheshin e Ferizajt për një person të sëmurë

news image

Me iniciativë të Labinot Tahirit, gjatë ditës së sotme janë mbledhur 50 mijë euro për t’i ndihmuar Ardit Gashit, i cili është diagnostikuar me leukemi akute.

Qytetetarët e Ferizajt, i kanë dhuruar mbi 50 mijë euro para të gatshme në tendën e vendosur në shesh për hirë të Ardit Gashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Labinot Tahiri me një video të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, kujtojmë se Ardit Gashi, sot në mëngjes është nisur për shërim në një nga spitalet e Turqisë./ Gazeta Sinjali/