image Mbledhja e Shtabit Emergjent sot në Suharekë mbahet në livadh

Kosovë

Pandemia/ Mbledhja e Shtabit Emergjent sot në Suharekë mbahet në livadh

news image

Shtabi Emergjent i Komunës së Suharekës sot ka mbajtur takimin në natyrë. Në një mbledhje më ndryshe duke respektuar distancën, Shtabi Emergjent me në krye Bali Muharremajn, ka marrë disa masa shtesë.

Është vendosur që fshati Bllacë të futet në izolim pas raportimit se një rast ka dalur pozitiv me koronavirus nga ky fshat.

“Sot kemi mbajtur takimin e Shtabit Emergjent, ku morrën pjesë edhe shefat e grupeve në Asamblenë Komunale nga subjektet politike e poashtu edhe institucionet tjera.

Pas raportimit për të infektuar me Covit-19 nga fshati Bllacë vendosëm që të apelojmë për vetizolim të këtij fshati, e sidomos Lagjia “Suka”.
Banorët e këtij fshati duhet ta trajtojnë situatën seriozisht dhe të mos bëjnë lëvizje e as vizita tek të afërmit, sidomos me pjesën e Komunës së Malishevës, sepse ajo zonë është në karantinë. Do të veprohet më tutje në raport me situatën dhe informacionet që na vijnë nga institucionet përkatëse.

Ne poashtu kemi marrë masa shtesë si:

  • Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra;
  • Do të bëjmë kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë;
  • Asnjë qytetar të mos lejohet të hyjë në markete, banka, institucione dhe kudo në hapsira të ndryshme pa maskë dhe doreza;
  • Në hyrje të secilit lokal apo qendër tregtare, ku bëhet frekuentimi i madh i qytetarëve vet bizneset duhet të marrin masa për dezinfektim;
  • Do të shtohet numri i inspektorëve nga Komuna e Suharekës për mbikqyrjen e zbatimit të urdhëresave të caktuara për situatën e fundit.
  • Fondi shtesë emergjent u shtua edhe për 40.000 euro.

Bashkë do të jemi përballë kësaj situate duke vepruar për shëndetin tuaj.

Na ndihmoni duke respektuar rregullat e institucioneve shëndetësore.

Ju lutem mos lëvizni dhe rrini në shtëpi” thuhet në njoftimin e kryetarit Muharremaj./ Gazeta Sinjali/