image Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Veliu: Kisha nderin të nënshkruaj dy marrëveshje

Politikë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Veliu: Kisha nderin të nënshkruaj dy marrëveshje

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e dy qeverive.

Marrëveshjet për të cilat Veliu flet janë: Lidhja e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë dhe Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Sipas tij, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është nder për të.

BASHKË PA KUFI
Në një rajon pa kufij

???????????????????? Shqipëri-Kosovë, Mbledhja Vjetore e Qeverive

Sot, në mbledhjen Vjetore të Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, kisha nderin të nënshkruaj dy marrëveshje:

1. Lidhjen e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

Ky Protokoll do t’i mundësojë të dy vendeve tona që të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit ose Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Kontakti ose Ndërlidhës, me kusht që të jetë marrë pëlqimi i vendit pritës.

2. Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Marrëveshja në fjalë, do t’i përcaktoj format e bashkëpunimit, procedurat për dhënien e ndihmës, procedurat e kalimit kufitar dhe rregullat për qëndrimin e ekipeve të shpëtimit, kalimin kufitar të pajisjeve dhe artikujve të ndihmës, strehimit dhe ndihma e të zhvendosurve, përdorimin e Avionëve si dhe bashkërendimin dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës ndaj fatkeqësisë, etj./Gazeta Sinjali/