Nesër do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në mënyrë që eskorta të kalojë pa u penguar, Policia e Kosovës do të bllokojë disa rrugë, sot më 19.06.2022, në orët e pasditës dhe nesër më 20.06.2022, sipas itinerarit të lëvizjes së delegacioneve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.