image Mbillet drogë në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Siguri

Mbillet drogë në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

news image

Një person ka raportuar në polici se në Vushtrri dikush ka mbjellur bimë narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti është raportuar dje rreth orës 21:50.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes njësiti i antidrogës ka konfiskuar disa bimë të dyshuara narkotike.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/