image Mbikalimi te rrethi i flamurit/ Nënkryetari i Prishtinës propozon të bëhet muze arti

Politikë

Mbikalimi te rrethi i flamurit/ Nënkryetari i Prishtinës propozon të bëhet muze arti

news image

Një qytetar është interesuar të dijë nga nënkryetari i Prishtinës, se a mund të hapet mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit në kryeqytet.

Ai e ka pyetur nënkryetarin e Komunës, Alban Zogajn për këtë, duke thënë se verës mbikalimi bëhet jashtëzakonisht ngrohtë dhe kësisoj shumë këmbësorë nuk e shohin si alternativë kalimin në të.

“Pershendetje Alban Zogaj, a eshte e mundur me e hap mbikalimin per kembesore, te rrethi i flamurit, afer shkolles mesme te larte? Pyes per shkak gjate veres, por edhe stineve tjera me raste, larte behet jashtezakonisht ngrohte, dhe shume kembesore nuk shohin si alternative kalimin ne te, dhe duke qene qe afer s’ka zebra ose ndonje kalim tjeter, nga nje ane ne anen tjeter, rrezikohen makinat dhe jeta (ne mase me te vogel natyrisht) e personave cilet kalojne neper asfallt. Duke e hapur besoj qe ajri do qarkullonte me shume, por dhe ai i nxehte do u largonte, po ashtu dhe aroma e ndotur qe rrjedh ne te”, shkroi ai.

Në përgjigjen që ia dha qytetarit pas pak minutash, Zogaj dha një ide të padëgjuar më parë.

Ai mbikalim po perdoret shume pak, dhe si rezultat e ka humbur qellimin! Andaj, duhet te kthehet ne dicka tjeter … si psh muze i vogel i artit? #whynot”, shkroi nënkryetari i Prishtinës.

/GazetaSinjali/