image Kurti: Ish burgu i Prishtinës nga sot u bë muze

Kosovë

Kurti: Ish burgu i Prishtinës nga sot u bë muze

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes” quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës, i cili sot u bë muze, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg.

“Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike”, ka shkruar ish-kryeministri Kurti./Gazeta Sinjali/

"Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes" quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze.Adem…

Posted by Albin Kurti on Friday, June 12, 2020