image Mbi 97 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

Botë

Mbi 97 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

news image

Në të gjithë botën janë raportuar mbi 97 milionë raste të reja me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Në faqen botërore të statistikave worldmeters.info, thuhet se dy milionë e 85 mijë e 507 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus, ndërsa 69 milionë e 946 mijë janë shëruar.

Me numrin më të madh të rasteve prinë SHBA, me gjithsej 24 milionë e 998 mijë e 975 raste, pastaj India me 10 milionë e 611 mijë e 719 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 56 mijë e 732 raste nga 213 mijë e 372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 426 raste të vdekjes.

/GazetaSinjali/