image Mbi 90% e qytetarëve të anketuar përmes Facebook-ut, nuk e përkrahin paradën e sotme të LGBTI-së

Sociale

Mbi 90% e qytetarëve të anketuar përmes Facebook-ut, nuk e përkrahin paradën e sotme të LGBTI-së

news image

Sot, për herë të pestë në Kosovë, është mbajtur “Parada e Krenarisë, në të cilët anëtarë të komunitetit LGBTIQ+, aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë dhe artistë, kërkuan respektimin e të drejtave të këtij komuniteti, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes parullës “Bashkë dhe Krenarë”, ata kërkuan që në Kosovë të lejohen martesat brenda gjinisë së njëjtë.

Gazeta Sinjali ka zhvilluar një anketë online në Facebook, për të parë se sa përkrahet komuniteti LGBTIQ+ në vend dhe shifrat tregojnë se kërkesat e këtij komuniteti janë shumë larg përmbushjes, nëse për këtë do të vendosin qytetarët.

Brenda vetëm një orë, postimi me pyetjen “A e përkrahni ‘Paradën e Krenarisë’?”, ka marrë mbi 1 mijë reagime.

Qytetarët kanë pasur mundësinë që të votojnë për ose kundër komunitetit LGBTIQ+ përmes reagimeve me emojin “love” nëse janë për dhe “wow” nëse janë kundër.

Nga mbi 1 mijë qytetarë sa kanë votuar në këtë anketë deri tani, vetëm 24 prej tyre kanë dhënë përkrahjen e tyre për këtë paradë, 973 të tjerë kanë qenë kundër.

Ndërkaq, të tjerët kanë qenë neutralë ose kanë reaguar me emojin që shfaq nervozizëm./Gazeta Sinjali/