image Mbi 9 mijë foshnje u shtruan në QKUK gjatë vitit 2021

Shëndetësi

Mbi 9 mijë foshnje u shtruan në QKUK gjatë vitit 2021

news image

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021 ka pranuar për trajtim mjekësor nëntë mijë e 495 foshnje.

Prej tyre, tetë mijë e 879 foshnje u transferuan nga Klinika e Gjinekologjisë, ndërsa 616 të tjera nga spitalet e përgjithshme.

Në saje të raportit vjetor të punës, janë realizuar dy mijë e 659 vizita ambulatore dhe janë ofruar një mijë e 27 Eho të zemrës në kuadër të shërbimeve diagnostike./GazetaSinjali/