image Mbi 80 të burgosur në Kosovë janë liruar për shkak të pandemisë

Kosovë

Siguri/ Mbi 80 të burgosur në Kosovë janë liruar për shkak të pandemisë

news image

Mbi 80 persona të burgosur janë liruar nga burgjet gjatë dy muajve të fundit, si masë mreventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur në një takim të përfaqësuesve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Panelit për Lirim me Kusht, në kuadët të bashkëpunimit për realizimin e projektit për ndihmë humanitare për personat e privuar e të liruar në kohë pandemie.

Ky këshill i informoi ata për detajet e projektit dhe kërkoi nga Paneli që ta mbështesë me informata për personat që Paneli ka liruar në kohë pandemie. Sipas zëvendëskoordinatore së Panelit për Lirim me Kusht, Adelina Jusufit, ky panel ka qenë shumë efikas në këtë kohë duke liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria, por edhe ato rastet që i kanë refuzuar e kanë shkurtuar kohën e refuzimit.

KMDLNj kërkoi nga Paneli që të jenë më të hapur në informimin e personave të privuar lidhur me datat e mbajtjes apo trajtimit të lëndëve, njoftimin me kohë të të gjithë aplikuesve dhe njoftimin në formë të shkruar, por edhe që Paneli të jetë më “dorëlirë “ në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përputhje me Ligjin.

Mbështetja humanitare për personat e privuar nga liria apo ata që janë liruar është siguruar nga KFOS dhe Rrjeti i Fondit të Hapur në Nju Jork që mbulon 185 familje në afatin tremujor nga 170 euro. Kriter kryesor për përfituesit e mundshëm është gjendja ekonomike./Gazeta Sinjali/