image Mbi 80 persona të arrestuar për të shtëna me armë në ahengje familjare

Siguri

Mbi 80 persona të arrestuar për të shtëna me armë në ahengje familjare

news image

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.

Të shtënat me armë zjarri shpeshherë bëhen me qëllim për të festuar në ahengje dhe dasma, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj në periudhë përreth 3 muajsh, në Kosovë janë arrestuar 81 persona për të shtëna me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia gjatë kësaj vere, nga data 28 qershor e deri më sot, gjatë monitorimit në dasma dhe ahengje të ndryshme, janë arrestuar 81 persona për të shtëna me armë zjarri dhe janë konfiskuar 91 revole dhe 21 armë të gjata.

Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata. Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla. Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/