image Afro 800 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht kundër COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Afro 800 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht kundër COVID-19 në Kosovë

news image

Në Kosovë që nga fillimi i procesit të vaksinimit me të dy dozat kundër COVID-19 janë vaksinuar 772 mijë e 105 qytetarë.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes raportit bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 981 doza të vaksinës.

Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.