image Mbi 7 mijë të infektuar me COVID-19 kanë aplikuar brenda dy ditëve për ndihmë në Komunën e Prishtinës

Kosovë

Mbi 7 mijë të infektuar me COVID-19 kanë aplikuar brenda dy ditëve për ndihmë në Komunën e Prishtinës

news image

Komuna e Prishtinës ka vendosur që pensionistët e infektuar me COVID-19 të marrin nga 100 euro ndërsa qytetarët e tjerë po ashtu të prekur nga virusi të marrin nga 50 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka dy ditë që është hapur platforma e aplikimit për ndihmë financiare për të gjithë qytetarët e infektuar më COVID-19 në Komunën e Prishtinës.

Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur për Gazetës Sinjali se deri tani ka pasur një numër të konsiderueshëm të atyre që kanë aplikuar për ndihmë financiare.

Numri i personave që kanë aplikuar është 7 mijë e 367, raporton Gazeta Sinjali.

Nga këto aplikime, 647 persona kanë qenë pensionistë ndërsa 6 mijë e 720 kanë qenë nën moshën 65 vjeçare, thuhet në përgjigjen e komunës për Gazetën Sinjali.

Ndryshe edhe Komuna e Kamenicës ka vendosur t’i ndajë 50 euro për personat e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/