image Mbi 7.7 milionë të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën

Mbi 7.7 milionë të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën

news image

Numri i rasteve të regjistruara me koronavirus në botë po vazhdon të rritet.

Sipas WorldMeters zrtarisht në gjithë botën 7,740,618 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 428,352 viktima si dhe janë shëruar 3,966,589 pacientë.

Numri më i madh i të infektuarëve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i përgjithshëm është 2,117,027 teksa kanë vdekur 116,831 persona si dhe janë shëruar 841,936 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 829,902 të infektuar, 41,901 të vdekur dhe janë shëruar 427,610 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 511,423 të prekur, kanë vdekur 6,715 njerëz si dhe janë shëruar 269,370.

Koronavirusi për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës, ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa./GazetaSinjali/