image Mbi 60 kandidatë po synojnë pozitat e rreth 40 gjyqtarëve

Drejtësi

Mbi 60 kandidatë po synojnë pozitat e rreth 40 gjyqtarëve

news image

Gjysmë viti pas shpalljes së konkursit për 37 gjyqtarë nga ana e Këshillit Gjyqësor, ka nisur intervistimi i 62 kandidatëve që kaluan testin e parë dhe atë me shkrim.

KGJK-ja në takimin e 291-të me 15 korrik të vitit të kaluar kishte shpallur konkurs për 37 pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore.

Në njofitmin e KGJK-së thuhet se ka filluar fazën e intervistimit me gojë, për gjashtëdhjetë e dy kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e tridhjetë e shtatë gjyqtarëve, prej të cilave shtatë pozita janë të rezervuara për komunitetin serb.

KGJK-ja njofton se ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të kandidatëve për gjyqtarë të rinj, respektivisht deri në fund të muajit janar.

Më tej në njofitmin e KGJK-së procesi i intervistimit të kandidatëve është transparent dhe po monitorohet nga disa organizata dhe njëkohësisht KGJK përsëri fton të gjitha organizatat e interesuara që të monitorojnë këtë proces.

/GazetaSinjali/