image Mbi 6 mijë persona të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 6 mijë persona të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 6 mijë e 361 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse deri më sot në nivel vendi janë vaksinuar 260 mijë e 955 persona. Gjithashtu, dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 67 mijë e 578 persona.

Sot, në Kosovë janë konfirmuar 5 raste pozitive me virus.

Ndërkaq numri i të shëruarve të raportuar sot nga Ministria e Shëndetësisë është 6.

Në vendin tonë janë vetëm 132 raste aktive, kurse sot janë kryer 1 mijë e 50 testime./GazetaSinjali/