image Mbi 590 mijë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Rajon

Mbi 590 mijë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

news image

Numri i personave të shëruar nga Covid-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 590 mijë.

Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me viktimat dhe rastet e infektuara nga koronavirusi, në të gjithë botën janë shëruar mbi 590 mijë persona.

Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara janë Gjermania, me 85 mijë e 400, Kina me 77 mijë e 29, Spanja me 74 mijë e 797, SHBA-ja me 63 mijë e 510, Irani me 55 mijë e 987, Italia me 42 mijë e 727 dhe Franca me 34 mijë e 420.

Për shkak të Covid-19, në të gjithë botën kanë humbur jetën 154 mijë e 827 persona, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 2 milionë e 263 mijë e 52.