image Mbi 580 mijë qytetarë në Kosovë janë testuar për COVID-19

Shëndetësi

Mbi 580 mijë qytetarë në Kosovë janë testuar për COVID-19

news image

Që nga shkurti i vitit të kaluar e deri më tani, 588 mijë e 812 persona në Kosovë janë testuar për COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga të gjithë të testuarit, 107 mijë e 213 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me këtë virus.

Si pasojë e infektimit, 2 mijë e 239 nga ta ndërruan jetë, derisa 101 mijë e 279 të tjerë u shëruan.

Aktualisht, numri i raste aktive me koronavirus në vend është 3 mijë e 695. /Gazeta Sinjali/