image Mbi 500 milionë euro të hyra dhe mbi 500 milionë shpenzime ka realizuar Qeveria për tremujorin e parë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Mbi 500 milionë euro të hyra dhe mbi 500 milionë shpenzime ka realizuar Qeveria për tremujorin e parë

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për të hyrat e Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-mars 2021, sipas të cilave, të hyrat e përgjithshme për këtë periudhë kanë qenë 523.6 milionë euro, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të ASK-së, tatimet në produkte përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave për tremujorin e parë (TM1) të këtij viti, rreth 336.6 milionë euro ose 64.3% e totalit  derisa pjesa tjetër i takon kategorive tjera.

“Të hyrat nga TVSH-ja” janë kategoria tjetër që ka më shumë të hyra, gjithsej 201.9 milionë euro, derisa kategoria e shitjeve është kategoria me më së paku të hyra.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar edhe raportin për shpenzimet e Qeverisë për tremujorin e parë të këtij viti, sipas të cilit, këto shenzime kanë arritur shifrën prej 521 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve sipsa vendimit të Qeverisë për pandeminë, me 32.6 % ose 169.8 milionë euro, pasuar nga kontributet sociale dhe përfitimet me 28.8%.

Shpenzimet e qeverisë në TM1, për fushën e shëndetësisë në kohën e pandemisë kanë qenë vetëm 54.1 milionë euro, derisa në tremujorët paraprak (TM2, TM3, TM4) të vitit 2020, shpenzimet për shëndetësi ishin më të larta.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin