image Mbi 50 të infektuar në Shtëpinë e të Moshuarve po presin për vaksinim

Shëndetësi

Mbi 50 të infektuar në Shtëpinë e të Moshuarve po presin për vaksinim

news image

51 të infektuar në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë janë të evidentuar deri më tani, janë në listë për të marrë vaksinën kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e këtij institucioni, Raze Aliçkaj.

Nga gjithsej 65 banorë rezidentë sa janë, 38 gra dhe 27 burra, tashmë  kanë hyrë në listën për t’u vaksinuar, tha Aliçkaj duke treguar se ata po presin me padurim të vaksinohen.

“Ka qenë data 13 mars, kur e kemi dërguar listën e banorëve të moshuar që presin për t’u vaksinuar,tash pas ardhjes së vaksinave ku aktualisht janë 65 rezidentë prej tyre 38 femra e 27 meshkuj dhe numri i punëtorëve është 52”, theksoi tutje ajo.

Aliçkaj tha se gjendja e të moshuarve është stabile dhe asnjë nga rastet e prekura me COVID-19 nuk ka përfunduar me fatalitet.

“Deri më tani gjithsej kanë qenë të infektuar 51 banorë rezidentë, dhe një numër shumë i madh i stafit por që fatmirësisht të gjithë e kanë kaluar mirë, nuk kemi pasur raste të vdekjes nga COVID-19 as nga rezidentët dhe as nga stafi fatmirësisht, aktualisht është një gjendje shumë  e mirë, nuk kemi të infektuar as nga rezidentët por as nga stafi”, tha drejtoresha Aliçkaj për EO.

Tutje, ajo shton se nuk kanë pasur probleme me furnizim të barnave, duke treguar se të gjitha kërkesat e këtij institucioni janë realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

/GazetaSinjali/