image Mbi 50 aksidente për 24 orë në Kosovë, një përfundon me fatalitet

Siguri

Mbi 50 aksidente për 24 orë në Kosovë, një përfundon me fatalitet

news image

Dje në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një 21-vjeçar në Drenas. Ndërsa, 23 kanë përfunduar me persona të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 300 gjoba.

Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/